Lloga me shembuj të Kroacisë sfidon institucionet në Maqedoni
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka vazhduar përplasjen e tij me Gjykatën Kushtetuese për certifikatat e të lindurve.
Lloga në Facebook ka publikuar një fotografi në të cilën shihet se certifikatat e të lindurve në Kroaci jepen me grafë etnike, propozim të cilin ministrit ia anuloi Gjykata Kushtetuese në RMV.
Lloga në përshkrimin e tij në postim, aludon se shembulli i Kroacisë është sipas standardeve evropiane.
Ndryshe, pasi erdhi në pozitën e ministrit të Drejtësisë, Lloga miratoi një Udhëzim i cili parashihte që në certifikatat e reja të të lindurve në RMV të shkruhet edhe përkatësia etnike e qytetarëve. Por këtë udhëzim ia anuloi Gjykata Kushtetuese, sipas së cilës ky udhëzim ishte në kundërshtim me aktet ligjore në vend.