Ju prezantojmë nxënësin e shkëlqyer dhe talentin e basketbollit nga Shkupi, Bunjamin Hamiti (Foto)
Bunjamin Hamiti është i lindur në fshatin Luboten dhe nxënës në vitin e 3 në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov”. Ai tani jeton në Shkup në Komunën e Çairit, kurse nderin për të i bë prezantim nga redaksia sportive e portalit Lideri.mk e meriton pasi bëhet fjalë jo vetëm për nxënës të shkëlqyer, ndër më të mirët e gjeneratës, por edhe për talent të shquar në sportin e basketbollit.
“Jam nxënës në drejtimin juridik dhe jam i pari në familje me këtë profesion. Në të njëjtën kohë merrem edhe me sport gjegjësisht me basketboll. Jam i kenaqur nga rezultatet e deritanishme sepse kam fituar turneun e Prishtinës dhe kam arritur të marr diplomë”, thotë Bunjamini në fillim të bisedës së tij për portalin Lideri.mk.
Angazhimi në dy fronte, në sport dhe në shkollë, nuk është i lehtë, por Bunjamini thotë se ia del me sukses.
“Kur ekziston vullneti për sukses gjithçka arrihet me lehtësi dhe me kënaqësi”, shton ai duke u dërguar porosi të gjithë moshatarëve që krahas mësimeve të meren edhe me sport, sepse sporti është shëndet.
Sukseset e veta ua dedikon të afërmve të tij, bashkëlojtarëve, trajnerëve dhe profesorëve, të cilët kanë vetëm fjalë të mira për Bunjaminin si nxenes dhe si sportist. Me moshë 17 vjeç dhe gjatësi 1.80 m, ai është lojtar universal në pozicionet që i kërkon nevoja.
“Në arritjen e këtyre rezultateve më së pari her e kam pasur familjen në të cilën më kanë përkrahur dhe ende më përkrahin pa rezervë. Nuk dua të harroj të përmendi edhe përkrahjen e parezervë nga bashkëlohtarët ne KB Liria 77, trajnerët dhe profesorët që çdo herë kanë mirëkuptim për angazhimet e miabsportive.
Basketbollin kam filluar të stërvitem në moshën 13 vjeçare dhe që atëherë nuk i jam shkëputur këtij sporti. Ende nuk jam inprofilizuar në pozicion konkret dhe luaj aty ku ka nevojë ekipi dhe ku më cakton trajneri”, thotë Bunjamini.
Ai premton angazhim maksimal për të arritur fillimisht të bëhet pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, e më vonë edhe për të klube të njohura jashtë vendit. Prej lojtarëve botëror pëlqen Lebron James dhe si çdo talent i ri ka shpresa që një ditë të arrijë në ligën më të fortë botërore, NBA.
“Paralelisht do të vazhdoj shkollimin për të arritur rezultate sa më të mira edhe si jurist”, premton Bunjamini./Lideri.mk
Bunjamin Hamiti si nxenes i shkëlqyer në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut