Rajon - Botë

Lajm i Fundit: Erdogan pranoi anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka pranuar që të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Lajmin e bëri me dije shefi i aleancës, Jens Stoltenberg, i cili njoftoi se Erdogan ra dakord t’i dërgonte parlamentit të Turqisë ofertën e anëtarësimit të Suedisë për aleancën.

Stoltenberg dha njoftimin pas bisedimeve me Erdoganin dhe kryeministrin suedez Ulf Kristersson në prag të samitit të NATO-s në Lituani.

Suedia, së bashku me Finlandën fqinje, braktisi neutralitetin e saj të gjatë ushtarak dhe aplikoi për anëtarësim në NATO pasi Rusia pushtoi Ukrainën në Shkurt 2022.

Që Suedia të anëtarësohet në NATO duhet mbështetje unanime nga të gjithë aleatët, por këtë nuk e ka dhënë Turqia qe kërkon që Stokholmi të reshtë së përkrahuri organizatat kurde.