Maqedoni

Zhvillimet në Higjienën Komunale, qytetarët kanë frikë nga përhapja e ndonjë epidemie

Kontejnerët e stërmbushur dhe mbeturinat e hedhura gjithandej e shndërruan Shkupin në deponi të frikshme. Qytetarët të revoltuar thonë se mosmarrëveshjet në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” nuk duhet t’i pësojnë qytetarët, që sipas tyre, po ngulfaten nga mbeturinat dhe era e padurueshme. Qytetarët druajnë edhe nga infeksionet e mundshme.

“Ngado që kaloj është kështu. Është nxehtë, madje do të bëhet edhe më shumë, nëse nuk pastrohet me kohë nuk e di çfarë do ndodhë, do të përhapet ndonjë epidemic, ndonjë sëmundje”.

“Po e hedh pranë kontejnerit, ku ta hedh, nuk e di, po grumbullohet në shtëpi. Kjo, nuk e di deri kur dhe si do të ndodhë. Sido që të jetë nuk është mirë, ndoshta punëtorët kanë të drejtë për disa gjëra, nuk e di. Mirëpo, ne qytetarët e pësojmë”.

“Sëmundje, asgjë tjetër”.

“Kjo është deponi, gjë e frikshme, e frikshme. Kjo është kaos, mjerim, sëmundje. Unë punoj këtu, kundërmon erë e keqe”.

“Le ta kryejnë punën pastaj të protestojnë, çfarë nëse protestojnë. Shiko, në çfarë ngjan kjo. Kurrë nuk ka qenë kështu, kjo është punë e çuditshme”.

Disa qytetarë të tjerë vlerësojnë se kjo është tallje me popullin për përfitime politike dhe interesa personale.

“Turp, turp, si nuk ju vjen turp. Përse nuk e godasin kokën njiher ose vetëm ti mbushin xhepat e populli të përballet me erë të keqe e të marr sëmundje”.

“Çka është kjo, pse luajnë me popullin, kjo është lojë, kjo është katastrofë. Tashmë një javë bërlloku nëpër rrugë, atje e kanë derdh edhe rrugën e kanë zënë”.

“Nuk kundërmon por të helmon. Nuk kam fjalë. Kur haen mes veti dhe mes veti haemi arrijmë deri te kjo”.

Për shkak të një proteste të punonjësve të Higjienës Komunale, mbeturinat nuk u pastruan për tre ditë radhazi.