Maqedoni

Dasmat nuk njohin krizë ekonomike!

Kriza ekonomike nuk i ndalon qytetarët të realizojnë dasma dhe ahengje të ndryshme familjare. Edhe pse që nga koha e pandemisë vendi u ballafaqua me kriza të ndryshme qytetarët sërish gjejnë hapësirë dhe buxhet për ceremonitë e dasmave. Pronarët e salloneve të dasmave vlerësojnë se interesi për dasma është përafërsisht i njëjtë si vitet e kaluara. Samet Memishi, pronar i restorant Avanti thotë se çmimet që ata i ofrojnë klientëve nuk kanë shënuar rritje edhe pse në këto periudha me çmime të larta janë ballafaquar të gjithë sektorët por ai thekson se si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike bizneset e tyre punojnë me profit më të ulët në krahasim me periudhën para pandemisë apo krizave të tjera.

SAMET MEMISHI, PRONAR I RESTORANT AVANTI

“Interesi është i njejtë, viteve të fundit është trend me më pak dasmorë me u bë dasmat, janë më të vogla se zakonisht kanë qenë dasmat më të mëdha, ta marrësh një mesatare të dasmave nuk vijnë 250 mysafirë. Me gastronominë çmimet nuk janë rritur, çmimet janë të njejta si vitet e tjera, të vetmit që janë të dëmtuar në këtë rast janë restorantet, profiti i restoranteve ka ra, në qoftë se profiti viteve të kaluara ka qenë më i lartë këtë vit është shumë më i ulët. Të gjitha artikujt që shfytëyohen për të bë një dasëm janë rritur, duke fillu prej mishit, lëngjeve,rryma, rrogat e punëtorëve përveq çmimeve të restoranteve, ato janë të njejta”.

Një traditë e cila është e pranishme në familjet shqipëtare është blerja e stolive të arrit pikërish në kohën kur manifestohen me dasma martesat e tyre. Se a ka pasur interes të mjaftueshëm viteve të fundit për blejre të stolive të arit, artari Garip Musliu thotë se interesi që nga pandemia e këtej është ulur dukshëm. Ai sqaron se ari në berzë ka çmim të lartë, prandaj kjo e bën të pa përballueshëm për xhepat e qytetarëve.

GARIP JAKUPI, ARTAR

“Kemi pasur mungesë pak më tepër të klientëve këtë vit edhe pse ari është shtrenjtë në berzë, arin e punojmë me berzën botërore e cila shkon në rritje, ka kërkesë por jo edhe aq sa duhet për dasma, po mundohemi të jemi të mirë në çmime por është krizë. Interesimi është i dobët, ka shumë arsyje, besojmë se tash ende nuk ka filluar sezona e gurbetçarëve që vin tash, besoj se kjo javë veq fillon mirëpo interesimi është shumë i dobët. Para pandemisë ka qenë mirë, viti i parë pas pandemisë ka qenë mirë, 2021,2022 shkon në ramje pak edhe 2023 shofim që është në rënie”.

Qytetarët nga ana tjetër thonë se dasmat janë bërë ­çdo herë dhe do të vazhdojnë të bëhen. Ata shprehen se njerëzit dëshirojnë që gëzimet e tyre familjare t’i ndajnë me të tjerët dhe se kjo traditë duhet të ruhet. Disa prej tyre, mërgimtarë në vendin tonë i shohin si të panevojshme shpenzimet e ekzagjeruara në dasmat shqiptare dhe vlerësojnë se duhet të bëhen ceremonitë e dasmave, mirëpo në mënyrë më ekonomike.

QYTETAR

“Dasmat si dasma sërisht janë, secili dëshiron ta kalojë sa më mirë, vetëm se krizë ekonomike që është njerëzit të gjithë ankohen, por sërisht i bëjnë të gjitha. është qejf i madh por qejfi shumë shtrejtë po paguhet. Të gjithë ankohen që nuk kanë, nuk mbërrinë, kur të shofësh restorantet vend nuk kanë, prap se prap dasëm duhet, njerëzit gëzohen dikush e marton një djal dikush të dytin të tretin etj”.

QYTETAR

“Nuk bënë shumë me u harxhu se skamje, dikush nuk ka bukë të hajë, e më mirë është pak me i i kursy këto para, apo tia japësh ndokujt kish me qenë më ideale. Ka shumë dasma dhe me të vërtet jam shumë i befasuar se shumë para jepen dhe shumë 500-600 mysafirë, nuk e mendoj të mirë se krizë e madhe, duhet pak me mendu edhe për tjetër kënd se kur nuk ka fqinji është pak rënd me bë qallëme”.

QYTETAR

“Dasmat nuk ndalen ato patjetër e kanë ti bëjnë, por do ti bëjnë thjesht jo si përpara që kanë bo dasma nga 10-15 mijë euro, tash me 5000 euro si të kaloje mirë është. Si nuk kushtojnë, jo vetëm dasma po jo të blesh ari, rroba atë këtë ato kushtojnë , 10-15 mijë euro del, në kë krizë ku ti gjej njeriu ndërsa dasmës ja ka fillu”.

Qytetarë thonë se dasmat nuk ndalen por se të njëjtat duhet të bëhen pak më me kujdes dhe me shpenzime më të ulëta.