Rajon - Botë

Shkon në mbi 3.5 milion numri i rasteve me COVID-19 në Gjermani

Numri i rasteve me COVID-19 në Gjermani ka tejkaluar 3.5 milion. Instituti Robert Koch (RKI) njofton se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 15.685 raste me COVID-19, duke e rritur në këtë mënyrë në 3.507.673 numrin e përgjithshëm të rasteve.

Më tej, thuhet se për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 238 persona, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 84.648.

Që nga mesi i prillit ka treguar një trend rënie numri i rasteve të reja, pas fillimit të zbatimit për kufizimet e kontakteve dhe ajo e daljes në rrugë në rajonet ku numri i rasteve javore tejkalonte 100 në 100 mijë persona.

Numri i rasteve të reja i cili më 17 prill ishte 23.804, u ul në 23.392 më 24 prill dhe më 1 maj shënoi rënie në 18.935.

Numri i rasteve të reja në 100 mijë persona në javë, i cili dje ishte 125.7, sot ka rënë në 121.5. Kjo shifër më 24 prill u regjistrua të jetë 164 dhe më 1 maj 149.

Numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në vend ka arritur në 3.147.100.

Në Gjermani gjatë fushatës së vaksinimit 26.854.545 persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 7.572.228 të tjerë dozën e dytë. Sipas kësaj në vend që nga 27 dhjetori 2020 janë administruar 34.426.773 doza të vaksinës kundër COVID-19.