Taravari për Euronews: Jemi të gatshëm për të ngritur një iniciativë për takim Rama-Kurti në Shkup
Kreu i ASH-së, Arben Taravari në lidhje me ngjarjet e fundit Shqipëri – Kosovë u shpreh se dy kryeministrat duhet të takohen.
“Ne si Aleancë për Shqiptarët dhe shqiptarë të Maqedonisë së Verout e kishim ngritur këtë iniciativë të organizohet në Shkup një takim midis dy kryeministrave”, u shpreh Taravari.
Ai u shpreh i gatshëm që të organizojë takim me dy kryeministrat ku do të bëhej strategji për dy shtetet dhe më pas ajo strategji të ketë impakt në gjithë rajonin.
Sipas Taravarit, mostakimi mes dy kryeministrave nuk është aspak gjë e mirë dhe se kjo shkon në dëm të gjithë shqiptarëve.