13 deputetë zviceranë “dridhin” Brukselin: Stop masave ndaj Kosovës, faji është më shumë i Serbisë (Dokument)
Parlamentarët zviceranë kanë dalë kundër masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Kështu së paku thuhet në një letër të cilën e ka publikuar deputeti i Këshillit Nacional të Zvicrës nga Partia Social-Demokrate, Cedric Wermuth.
“Letër e disa parlamentarëve zviceranë nga Liberalët e Gjelbër, EVP, Të Gjelbrit, Socialdemokratët, ndaj Ursula von der Leyen, në lidhje me qëndrimin e pabalancuar të Komisionit të BE-së, Miroslav Lajçkuat e Josep Borrellit në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar parlamentari Wermuth në Twitter, i cili etiketoi edhe Ministrinë e Jashtme të Zvicrës, raporton Klankosova.tv.
Nichts hat sich geändert seit 2008, gar nichts! Das ganze Finanzsystem ist krank und absurd. Und jetzt darf der Staat wieder mal alle retten, die uns immer erzählt haben, was für grossartige Wirtschaftsführer sie sind. Einfach nur verdammt frustiert und hässig.
— Cédric Wermuth (er/ihm) (@cedricwermuth) March 19, 2023
Në letër, të cilën e kanë nënshkruar 13 deputetë, kritikohet ashpër qasja e BE-së ndaj konfliktit të fundit Kosovë-Serbi.
Parlamentarët zviceranë, letrën e kanë dërguar te Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas letrës, ata janë të “merakosur” dhe të shqetësuar për veprimet e BE-së në konfliktin e ndezur mes dy vendeve.
“Politika e BE-së ndaj Kosovës duket arbitrare dhe e vështirë për t’u kuptuar”, thonë ata në këtë letër.
Letra është një reagim ndaj zhvillimeve të fundit në konfliktin rreth Kosovës veriore, e cila është e banuar kryesisht nga serbë. BE-ja ka njoftuar së fundmi se do të marrë masa të përkohshme ndëshkuese kundër Kosovës nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk vepron dhe nuk ndërmerr hapa për të de-përshkallëzuar situatën. Ndër të tjera, takimet e nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Kosovës janë anuluar dhe ndihma financiare do të ndalet.
Parlamentarët zviceranë kritikojnë ashpër “masat e njëanshme”.
“Ju ia ktheni shpinën të gjitha gjërave të qeverisë në Ballkanin Perëndimor e cila ndoshta është më e vendosura në anën e ukrainasve dhe demokracisë evropiane”, thotë letra. Kjo ishte “zhgënjyese”.
Bashkë-nënshkruesi i letrës Fabian Molina, Këshilltari Kombëtar i PS-së së Cyrihut, flet për një “sinjal shkatërrues” që BE-ja po dërgon me masat ndëshkuese. “Ju jepni përshtypjen se është faji i Kosovës që procesi i normalizimit të mos përparojë. Por kjo thjesht nuk është e vërtetë”.
Sipas tij, problemi është më tepër Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq. Molina akuzon BE-në për “zbutje ndaj Beogradit”, raporton Klankosova.tv.
Javët e fundit janë dëgjuar zëra edhe nga Parlamenti i BE-së që kritikojnë ashpër qëndrimin dhe veprimet e Komisionit të BE-së ndaj Kosovës. Eurodeputeti austriak Lukas Mandl nga konservatorët foli për “Tages-Anzeiger” për një grumbull xhamash të thyer që von der Leyen dhe diplomatët e saj kishin shkaktuar. “Edhe Kosova bëri gabime, por ndryshe nga Serbia, vendi në thelb është në rrugën e duhur”, shkruan “Blick.ch”.
Molina thotë se është në kontakt ndërkombëtar me kritikët e tjerë të politikës së BE-së për Kosovën,.
Politikanët zviceranë po i bëjnë thirrje presidentes së Komisionit von der Leyen që të rishqyrtojë qëndrimin e BE-së. Kosovarët e meritojnë “që Evropa t’ua hapë derën dhe të mos i dëshpërojnë”. /Klankosova.tv