Maqedoni

Lokalet në Gostivar do të mund të punojnë dy orë më vonë se në qytetet tjera në Maqedoni

Me propozim të kryetarit të Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, sot në seancën e Këshillit Komunal u votua zgjatja e orarit të punës për objektet hotelerike gjatë sezonit të verës, transmeton Lideri.mk.

Vendimi u mbështet nga gjithë këshilltarët nga të gjitha partitë politike.

Sipas vendimit, për dy orë bëhet zgjatja e orarit të punës për objektet hotelerike dhe vlen gjatë sezoni të verës, përkatësisht nga 10 korriku deri më 25 gusht./Lideri