Shiu shkaktoi kaos dhe dëme në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut
Reshjet e rrëmbyshme në mbarë vendin gjatë pasdites së djeshmr kanë shkaktuar kaos dhe dëme në shumë vendbanime. Pamjet kaotike të siguruara nga Klan Macedonia, tregojnë për situatën pas reshjeve në rajonin e Pollogut. Gjendje më e rënduar paraqitet në disa fshatra në Komunën e Tearcës, me rrugë të përmbytura e prona të dëmtuara.
Në Manastir pasditen e djeshme reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur pjesë të qytetit, kanë shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në disa rrugë, ndërsa ka edhe bodrume dhe shtëpi të vërshuara.
Stuhia e detyroi kryetarin Toni Konjanovski të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Shtabit komunal të krizës.
Nga vetëqeverisja lokale paralajmëruan një aksion të ndërmarrjeve publike komunale, duke u përballur me situatën pas reshjeve të dendura të shiut që pushuan, por me gjasë shkaktuan dëme që do të regjistrohen.