Maqedoni

Deri ku janë uniformat dygjuhëshe? Spasovski: Procedura është duke rrjedhur, shumë shpejt përfundon

Ende nuk dihet se kur uniformat e policisë do të jenë në dy gjuhë. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit në Tetovë tha se procedura tashmë ka filluar dhe se ka disa probleme teknike që do të tejkalohen që uniformat të jenë në dy gjuhë.

“Ka nisur zbatimi i të gjitha zgjidhjeve ligjore, akteve nënligjore e kështu me radhë, ne e bëmë atë që ishte paraparë me afat në rregullore, tani vazhdon, ashtu siç ecin prokurimet në lidhje me uniformat, respektivisht shenjave, ashtu dhe ndryshohen. Procedura është duke rrjedhur, shumë shpejt përfundon. Tani kemi pasur disa probleme teknike më lidhje me përkthimin, publikimet e kështu me radhë, megjithatë përgjithësisht në territorin e RMV-së tashmë ka nisur”- deklaroi Oliver Spasovski, MPB.

I pyetur rreth pikat e përbashkëta kufitare me Kosovën, Spasovski tha se po bëhen përgatitjet e fundit që më në fund të ketë kalim sa më të lehtë të udhëtarëve.

“Dje sollëm vendim, e pranuam tekstin e harmonizuar nga marrëveshja mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës që të kemi një pikë të kontrollit edhe në pikën kufitare të Bllacës dhe atë Jazhincë me çka qeveria më autorizoi që të nënshkruaj këtë marrëveshje dhe shumë shpejt do të organizohet nënshkrimi i marrëveshjes dhe do të nis zbatimi. Kjo do me thënë se do të kemi kontroll të përbashkët në dalje dhe hyrje, që qytetarët të mos presin në dy kufij por në një vend të kryhet kontrolli dhe të kemi qarkullim më të lehtë të udhëtarëve.”- pohoi Oliver Spasovski, MPB.

Dekreti qeveritar për ndryshimin uniformave të policisë u votua në seancën e qeverisë me 15 mars të vitit 2022.