Maqedoni

“Ai po vjen!” Ahmeti nesër në Çair, jeni të ftuar të gjithë!

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të qëndrojë të enjten në Çair, ku do të urojë strukturat e reja partiake. Me këtë rast do të organizohet një koktej në restorantin “Fa Fa” (ish Biznisi), ku “jeni të ftuar të gjithë”.
Në BDI-në e Çairit si dhe në shumë degë tjera të BDI-së u votua të dielën më 2 korrik.

Në këtë degë kryetar u zgjodh Bekim Neziri.
Ahmeti për herë të fundit qëndroi në Çair në tubim partiak më 20 mars, kur u paralajmërua me moton “Ai po vjen”, e që te shumë qytetarë asocoi se bëhet fjalë për kryeministrin e parë shqiptarë, gjë që u demantua pastaj./Lideri