Në BDI-në e Kumanovës kanë votuar 377 votues tepër vetëm në një vendvotim, Fitor Jakupi akuza të rënda Arbër Ademit
Shkruan: Fitor Jakupi, ish kandidat i BDI-së për Degën e Kumanovës
Të nderuar aktivist të Bashkimit Demokratik për Integrim!
Edhe pse nuk e arritëm rezultatin e dëshiruar, fitorja në këtë garë ishte e imja dhe aktivistëve tanë pa të cilët nuk do të mund të bënim një fushatë dinjitoze, në të cilën treguam nivelin më të lartë të qytetarisë!
Jam krenar që edhe përkundër presioneve, shantazhimeve, premtimeve të rrejshme për punësime nga ana e nënkryetarit të BDI-së Arbër Ademit, tabori në të cilin përkisja unë – nuk u lëkund asnjë moment dhe vazhdoi betejën politike deri në momentin e fundit!
Këta aktivistë janë me qëllim të pastër, nuk janë bashkangjitur nga kushtëzimet por nga vullneti I lirë për të bërë ndryshim në hierarkinë e Degës tonë, ndërsa 1375 votat e fituara nga aktivistët tanë, janë të pastra dhe janë shprehje e revoltës së aktivistëve dhe qytetarëve ndaj grupacioneve të ndryshme që partinë e shohin si pronë private, ndërsa personat që dëshirojnë të japin kontribut i shohin si uzurpues të pronës së tyre.
Parregullsitë ishin të natyrave të ndryshme, duke filluar nga premtimet për punësime, presionet për përjashtim nga puna, deri tek blerja e votes, heqja e një numri të madh nga lista e antarëve të regjistruar nga ana jonë, dhe shkelja statutare nga ana e Arbër Ademit, gjë që e bën këtë process jodemokratik, ndoshta juridikisht legal por jo edhe legjitim në sy të popullit.
Njëri nga shembujt e parregullsive është në KV”Lagja e Trimave” në të cilin:
• Numri I plotë I fletëvotimeve të pranuara është 1004
• Numri I plotë I zgjedhësve në vendvotim është 1381
• Numri I plotë I fletëvotimeve të papërdorura është 630
• Numri I plotë I fletëvotimeve të futura në kuti është 751, nga të cilat të vlefshme 681, të pavlefshme 70.
• DMTH : Si u rrit diferenca e 377 votave te tjera.
• Koha e përfundimit të votimit në porçesverbal figuron ora 19:00, ndërsa në rregullore është parashikuar që të përfundojë në 18:00
Të gjitha shkeljet e procesit zgjedhor dëshmojnë se nuk kishim të bëjm me një proces fer dhe demokratik.
Sidoqoftë, për këtë maturi, kampanjë dinjitoze dhe energji positive, i faleminderoj të gjithë anëtarët që më mëbshtetën mua me aktivitet, me votë, si dhe të gjithë kandidatët për këshilla vendor dhe ata për anëtarë të degës. Do jem përjetësisht mirënjohës, ju dëshiroj shëndet dhe suksese, qofshi të nderuar përgjithmonë!