LSDM: Vetëm me një rast DPMNE ka keqpërdorur 57 milionë euro
Në vend të ndërtimit është vjedhur e vetëm me një rast DPMNE ka keqpërdorur 57 milionë euro, para të qytetarëve – thonë sot përmes një reagimi nga LSDM-ja e kryeministrit Kovaçevski, përcjell KlanM.
Nga kjo parti përmendin rastin e fundit të hapur nga prokuroria e që kishte të bëjë me projektin “Shkupi 2014”, ku të dyshuar për keqpërdorime janë disa ish funksionarë të VMRO-DPMNE-së.
“Të dyshuarit kanë siguruar në mënyrë të paligjshme 57.6 milionë euro për 11 monumente dhe kanë përvetësuar rreth 17 milionë euro, me manipulimin klasik të vlerës së monumenteve. 57 milionë euro vetëm me një rast? Derisa populli u varfërua, DPMNE merrte para borxh në kurrizin e popullit. Çështja është se sa kopshte, sa shkolla, spitale mund të ndërtohen për të mirën e popullit. Por DPMNE vendosi që në vend të kopshteve, shkollave, spitaleve, paratë e njerëzve të përfundojnë në xhepat e dikujt”, thuhet në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia