Llavrov: Rusia solidarizohet me Serbinë për Kosovën
Rusia solidarizohet me popullin serb në mbrojtjen e Rezolutës 1244 dhe të gjitha parimeve të dakorduara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tha shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, duke folur për situatën në Kosovë.
Ai tha se Moska ka kontakte të rregullta me Beogradin për këtë çështje.
“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin serb në lidhje me pozicionin e tyre për t’iu përmbajtur rezolutës 1244 dhe të gjitha atyre parimeve të dakorduara nga bashkësia ndërkombëtare dhe të miratuara në OKB”, tha ministri i Jashtëm rus Lavrov.