Kolumna

Kosova duhet të kërkojë që BE-ja t’i ndërrojë Lajçakun dhe Borellin nga bisedimet Kosovë-Serbi

Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak si dhe Albin Kurti

Shkruan: Ejup Berisha, Shkup
Republika e Kosovës duhet të insistojë në ndërrimin e ekpit të ndërmjetësuesve të BE-së në kuadër bisedimeve Kosovë-Serbi për çtensionimin e situatës në veriun e Mitrovicës, por edhe për normalizimin e mardhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe të insistojë në zëvendësimin e tyre me ndërmjetës të tjerë të BE-së.

Pala kosovare kërkesën për ndërrimin e ndërmjetësve në fjalë duhet ta arsyetojë me sqarime se dy ndërmjetësit evropianë Josep Borell dhe Miroslav Lajcak më nuk janë të denjë për të qenë në krye të ekipit negociator të BE-së, në kuadër të bisedimeve që po zhvillohen mes Serbisë dhe Kosovës për shkak të animit të tyre nga ana serbe edhe pse rregull kryesor i diplomacisë është që diplomatët të jetë neutral dhe të pa-anshëm në procese të ndryshme diplomatiko-politike.

Dhe në çastin kur këta dy ndërmjetës kanë dhënë sinjale se janë të një-anshëm, pala kosovare është dashur pa humbur kohë që të reagojë me vërejtje serioze se diçka nuk është në rregull me mënyrën e udhëheqjes së bisedimeve, apo më konkretisht me çasjen e dy ndërmjetësve evropianë në to.

Institucionet shtetërore të Kosovës, më konkretisht Ministria e punëve të jashtme dhe Qeveria e Republikës së Kosovës është dashur me kohë ti shprehin pakënaqësitë e tyre me mënyrën e qasjes në bisedime të ndërmjetësve – të dyshes Borell-Lajcak me qëllim që institucionet kompetente të BE-së të ndëmarrin masa dhe tu japin vërejtje të dy përfaqësuesve të tyre me qëllim që këta ta përmirësojnë qasjen në bisedime apo më konkretisht në mënyrën e ndërmjetsimit të tyre.

Diplomatët nuk duhet të mbajnë anë apo të jenë tifozë të njërës palë apo të palës tjetër në procese të ndryshme bisedimesh, këta duhet të jenë të arsyeshëm dhe të sinçertë sepse roli i tyre është të ndërmjetësojnë, të ndihmojnë dhe të lehtësojnë në procese të ndryshme bisedemesh me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve e jo të anojnë dhe të favorizojnë palë apo dhe të shkelin palë të tjera.

Pa-anshmëria në Diplomaci është e nevojshme me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të pranueshme për të dyja palët apo edhe për më shumë palë nëse bëhet fjalë për bisedime shumë-palëshe në konteste të ndryshme. Anshmëria e Borelit dhe Lajçakut ëshë e vërejtshme dhe e dukshme edhe për vëzhguesit e jashtëm që nuk janë të lidhur direkt në bisedime e lere më për ata që janë të kyqur direkt apo dhe që janë palë në to, prandaj pala kosovare është dashur të reagon e mos të lejon që procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi të zhvillohet në fazën më të avancuar siç është procesi i tanishëm ku edhe u tha se u arrit marrveshje definitive mes Kosovës dhe Serbisë para disa javësh në qytetin e Ohrit.

Pala shtetërore Kosovare në kuadër të kërkesës drejtuar institucioneve kompetente të BE-së për ndrrimin e ndërmjetsuesvnë bisedime duhet të sqarojë se nuk e konteston rolin ndërmjetsues të BE-së por se e ka humbur besimin në pa-anshmërinë e kryenegociatorëve europjan. Vlen të theksohet se vendet nga e kanë prejardhjen Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, Spanja dhe Sllovakia akoma nuk e kanë njohur pavarsinë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës. Këta po të ishin të sinqertë dhe të drejtë ndaj palës kosovare, është dashur të bëjnë presion deri te Qeveritë e tyre respektive me qëllim që t’i bindin që ta njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës.