Kosovë

Lutfi Haziri lavdëron politikat e qeverive të mëhershme karshi Serbisë, kritikon qeverinë Kurti

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka folur për zhvillimet e fundit në veri dhe thirrjet e ndërkombëtarëve për shtensionim të situatës.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se beson që kryeministri Albin Kurti ka ndonjë agjendë të fshehur.

“Kur po themi nuk ka agjendë të fshehur nga ndërkombëtarët, nuk po besojmë se nuk ka agjendë të fshehur nga kryeministri”.

“Për vet faktin që nuk kemi përfshirje, nuk ka konsultime intensive, ku presidentja dhe kryekuvendari janë të distancuar i ka dërguar të dy në kënd të vdekur, të dy nuk i lë t’i përzihen”, ka thënë Haziri.

“Tani ajo që po ndodh kohëve të fundit është prodhim i krizave të vogla, krizave ditore. Gjithmonë jemi të prirë me gjet arsye të madhe, arsyeja e madhe dhe burim i tensioneve është Serbia, kjo është fakt. Historikisht kemi vepruar mos me ra në hendek dhe në kurthe të Serbisë, jo vetëm këto qeveritë pas pavarësisë, por edhe gjatë kohës së administrimit ndërkombëtarë”.

“Edhe në shumë situata më të rënda kur kemi qenë si popull i organizuar në mënyrë paralele, Republika e 2 Korrikut në kohën e okupimit klasik, jemi ruajtur kolektivisht të mos pranojmë kurthe e skenare që Serbia i ka zhvilluar çdo herë. Këto krizat e vogla tash e një kohë e kanë zhvendosur vëmendjen e ndërkombëtarëve në menaxhim ditor të problemeve e jo në menaxhim të dialogut, natyrisht nëse nuk mundesh të merresh me problemin e madh, merresh me probleme ditore”, ka thënë Haziri./Klankosova.tv