Kosovë

Qeveria Kurti vendosi, stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë do bëhet modern me kushte për ndeshjet e kombëtares

Qeveria e Kosovës, ka votuar kërkesën për shpronësim për realizimin e projektit për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i MMPHI-së, Avni Zogjani, tha se procedurat ligjore kanë përfunduar veçse kërkohet miratimi i Qeverisë.

“Bazuar në projektet infrastrukturore sportive që nga kategoria 2 të rritet në kategorinë 4 sipas rregullores së UEFA me qëllim të plotësimit të kushteve dhe kritereve për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me kornizën ligjore të FIFA dhe UEFA”.

“Departamenti i shpronësimit pas përfundimit të procedurave të kontrollimit në aspektin teknik dhe juridik të kërkesës, ka konstatuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që të nxjerrë vendim me të cilin miratohet kjo kërkesë për shpronësim”, tha ai.

“Stadiumi ‘Adem Jashari’ do t’i plotësojë kriteret e UEFA-s” – nga Qeveria e Kosovës flasin për investimet që do të bëhen
by D V Thursday, June 29, 2023, 15:08
SHARE

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka thënë se stadiumi “Adem Jashari” do të jetë sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s.

Ai ka thënë se ka nisur procesi i shpronësimeve dhe se pas përfundimit të tyre, stadiumin në Mitrovicë do të jetë gati që Kosova dhe klubet e saj t’i luajnë ndeshjet ndërkombëtare.

“Kemi filluar procesin e shpronësimeve në lidhshmëri me stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, stadium i cili do të ngritët sipas standardeve të kërkuara nga UËFA dhe FIFA”.

“Standarde të cilat do të mundësojnë fillimin e mbajtjes së garave ndërkombëtare në këtë stadium”, ka thënë Zogiani në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ndau 3.2 milionë euro për shpronësimet rreth këtij stadiumi.

Aktualisht, Kosova ka vetëm një stadium që plotëson kriteret për ndeshje të përfaqësueseve dhe klubeve, stadiumin “Fadil Vokrri”.