Gjatë një kontrolli policor në Tetovë është gjetur municion, arrestohet një person
Dje (28.06.2023) rreth orës 17:00, zyrtarët policorë në Tetovë kanë ndaluar 57-vjeçarin nga Tetova, D.K.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, iu gjetën dhe iu morën: 67 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra automatik, 10 fishekë të kalibrit 16 milimetra për një pushkë gjuetie dhe 6 fishekë të tjerë të ndryshëm.
Ai është marrë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit për të do të përpilohet kallëzim nga neni 396 i Kodit Penal.