Borrell: Rusia vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të kryejë krime lufte
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka reaguar pas sulmit rus mbi një restorant në Kramatorsk të Ukrainës.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se Rusia po vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të kryejë krime lufte.
“Në një demonstrim tjetër të terrorit që Rusia po ushtron mbi civilët ukrainas, një raketë ruse e lundrimit goditi një restorant dhe qendër tregtare në Kramatorsk. Kjo ishte një pikë takimi e njohur për shtypin ndërkombëtar. Përsëri, Rusia vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të kryejë krime lufte”, ka shkruar Borrell në Twitter.