September 20, 2024
Shqipëri

Tiranë, falet namazi i Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”

Në Shqipëri besimtarët muslimanë kanë falur namazin e Kurban Bajramit në xhamitë e vendit, por edhe në sheshe.

Programi qendror për faljen e namazit të Kurban Bajramit në Shqipëri është mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë.
Pjesë e programit qendror në kryeqytetin e Shqipërisë ishin edhe leximi i Kuranit, ligjërata dhe hutbeja.

Ndërkohë, namazi i Kurban Bajramit ka mbushur edhe xhamitë e tjera të vendit.