Pamje nga arrestimet në koncertin e Bregoviqit (VIDEO)

Tetë persona janë arrestuar nga Policia e Shqipërisë nën dyshimin se të njëjtit kanë hedhur gaz lotsjellës gjatë performancës së Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë.

Arrestimet janë kundërshtuar nga banorët e Korçës teksa bërtisnin “bravo, bravo” në drejtim të të arrestuarve.

Ndërsa, menjëherë pas kësaj, Tifozat Kuq e Zi përmes një fotografie të postuar në Facebook thanë se “ky nuk është një mesazh Facebooku”.