Sport

Futbollisti nga Maqedonia, Arion Sulejmani, nënshkruan për një nga klubet më të mira në Australi

Futbollisti nga Prespa, Arion Sulejmani ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klibin futbollistik Melbourne City.
Keshtu Sulejmani, i cili jeton në Australi, do të luajë për një nga klubet më të njohura atje, Melbourne City.

Melbourne City, së bashku me New York City nga SHBA, janë klube “filiala” të kampionit evropian Manchester City, transmeton Lideri.mk.

Arion Suleimani është vetëm 18 vjeç dhe luan si qendërsulmues. Nënshkrimi me Melbourne City është një hap i madh në karrierën e tij./Lideri