Maqedoni

MPJ: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të mos udhëtojnë drejt Rusisë, ndërsa ata që kanë mundësi të largohen nga Rusia

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i përcjell nga afër zhvillimin e situatës në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme potencojnë se në këtë kontekst, rikujtojmë se është ende në fuqi rekomandimi i ministrisë i publikuar më 28 shkurt 2022, që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të përmbahen nga udhëtimi në Federatën Ruse ndërsa ata që kanë mundësi të largohen nga vendi.

Në të njëjtën kohë, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën në Moskë në numrat e mëposhtëm të telefonit: +7 925 025-98-05 (celular) dhe e-mail adresën vijuese:kolev@mfa.gov.mk

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të kontaktojnë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në numrin e telefonit +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: globalsos@mfa.gov.mk.

Kumtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme e datës 28 shkurt 2022.