Panel diskutimi, “Greqia ua mohon çamëve identitetin kombëtar”
Në kuadër të “Javës Çame”, sot në Shkupt gjithashtu është mbajtur edhe një panel diskutim ku morën pjesë profesorë, akademikë dhe njohës të çështjes çame.
Profesor Ahmet Memeti, nga Shqipëria, deklaroi se çamëve u është mohuar identiteti shqiptarë nga qeveria greke, ku siç tha profesori Memeti, në letërnjoftimet e tyre, ju ka shkruar vetëm përkatësinë fetare.
AHMET MEMETI, PROFESOR
“Kurse krishterët shqiptarë, si në kohën e Perandorisë Osmane, quhen edhe sot grekë, duke iu mohuar edhe sot të drejtat t’i gëzojnë minoritetet kombëtare në Bashkimin Evropian, e më gjerë. Greqia është jashtë ligjeve të BE-së, duke qenë vet pjesë e BE-së, pra si tolerohen këto edhe nga Evropa, si di Evropa këto, jo, i din shumë mirë, nuk i shikon, i shikon shumë mirë”.
Profesor Dr Fehari Ramadani, tha se në atë shkollat greke kanë luajtur një rol pengues, për zhvillimin e ndërgjegjjes kombëtare shqiptare.
FEHARI RAMADANI, PROFESOR
“Mësuesit grekë iu thoshin fëmijëve se ishte e kotë t’i luteshin Zotin në gjuhën shqipe, sipas tyre, Krishti ishte grekë, ndërsa ai nuk kuptonte gjuhë tjetër pos greqishtës. Priftërinjët grekë në predukimet e tyre thoshin se Krishti kishte fol grerqisht dhe jo shqip dhe pikërishtë për këtë arsye nëse ata dëshironin të ishin krishterë të mirë, duhet të hiqnin dorë nga lëvrimi i shqipës dhe të mësonin greqisht”.
Shovenistët grekë me të futur në këto toka shqiptare të Çamërisë, vranë, masakruan, dëbuan me dhunë me dhejtëra mijëra shqiptarë, të përkatësisë myslimane, me të vetmin qëllim, që në këto treva, të mos ngelë asnjë gjurmë shqiptarë. Kështu u shpreh profesori Qerim Lita.
QERIM LITA, historian
“Kjo dhunë u përsërit edhe pas traktatit turko-grek, të nënshkruar me 30 janarë 1923 në Lozanë, i cili parashihte, këmbimin e popullsisë turke dhe greke midis këtyre dy shteteve. Qeveria shqiptare e shqetësuar se në këtë shkëmbim do të futeshin edhe shqiptarët myslimanë nga Greqia, kërkoi mos përfshirjen e tyre në këtë proces”.
Të gjithë të panelistëve më fund, iu nda edhe nga një komplet librash dhurat nga kryetari i Shtepisë Botuese “Logos A”, Adnan Ismaili.
Ndërkaq, Java e Çamërisë do të vazhdojë edhe nesër, ku organizatorët infromojnë se gjatë ditës së neserme do të bëhen homazhe tek varrezat e Gllogjerit në Shqipëri. Samir Mustafa.