Rrahje në Kuvendin e Kosovës, mes deputetëve të PDK-së dhe VV-sëI
Pas LDK-së edhe PDK-ja e ka lëshuar seancën e Kuvendit.
Kjo në shenjë pakënaqësie me sjelljen e kryesues së seancës, Saranda Bogujevci.
Është shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ai i cili ka njoftuar për këtë vendim të PDK-së.
Tahiri i tha Bogujevcit se për shkak të sjelljes së saj dhe paditurisë së saj që ta drejtoj seancën, ata e lëshojnë këtë seancë.
Menjehëherë pas vendit të PDK-së për ta lëshuar seancën, kryesuesja e seancës ka kërkuar pauzë 15 minutëshe.
Menjëherë pas kësaj ka ndodhur një përplasje fiziike ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.
Përplasja ka ndodhur ndërmjet Hajdar Beqës së PDK-së dhe Besim Muzaqit të Vetëvendosjes.
Menjehëherë kanë ndërhyre deputetët tjerë që të mos vazhdojë përplasja.
Gazeata Blic do t’ju mbajë të informuar.