Dy shqiptarë janë sulmuar në Veri të Kosovës nga 15-20 persona të maskuar
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në rrugën “Mbreti Pjetër I”, në veri të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq po ashtu në raport thuhet se rasti vazhdon të hetohet.
“Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.