Diaspora

Senatorja amerikane bën shqiponjën me nxënësit shqiptarë në Nju Jork (Foto)

Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx mori pjesë aktivisht në panairin e parë në Komunitet, organizuar nga Ansambleisti Zaccaro Jr.

Nga Mehrije Shala

Ndonëse Shkollat Shqipe “Alba Life” e mbyllën me plot sukses duke i vënë kuroren vitit akademik 2022-2023 me festivalin e dytë të shkollave shqipe dhe Graduation Party, përsëri ata dhe gjatë pushimeve bëjnë një jetë aktive dhe shumë të kulturuar. Kur botën po e mbyt kompjuteri e sidomos fëmijët që rrinë me orë të tëra pranë I-Padeve dhe natyrshëm është bërë shqetësim ndërkombëtar, Bordi dhe mësuesit e Alba Life gjejnë mundësira të ndryshme me metoda pedagogjike për t’i argëtuar dhe mbajtur të zënë me punë tëdobishme për vehten e tyre dhe për shoqërinë.
Data 17 Qershor ishte një kohë e ngrohtë si festa e organizuar ne Bronx nga Ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut Z. John Zaccaro Jr. në panairin e parë në Komunitet! Ftesa nga shefja e kabinetit të Asambleistit Zaccaro Jr. znj. Ornela Beshiri u mirëprit nga Bordi i shkollës.
Ishte emocionuese, kur Ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut Mr. John Zaccaro Jr në përshëndetjen e tij për të gjithë të pranishmit përmendi dhe Shkollën Shqipe “Alba Life”, nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Shtoj këtu se Ansambleistit i shtetit të Nju Jorkut Mr. John Zaccaro Jr është një dashamirës i madh i shkollave Shqipe “Alba Life”, pasi ai ka ardhur dhe ka vizituar Shkollën tonë në hapjen e saj. Zyra e tij vazhdimisht ka qenë e interesuar për mbarëvajtjen, ecurinë cka na frymëzon dhe na bën të ndihemi krenar. Nxënësit tanë njihen më nga afër me Komunitetin, traditat, kulturën amerikane dhe shqiptare. Sigurisht ata frymëzohen nga këta politikanë të rinj me familje emigrantësh që kanë ardhur për një jetë më të mirë dhe sidomos tek fëmijët ata shohin ëndrrat e tyre të realizuara, ëndrrën amerikane.
Në këtë aktivitet nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx të shoqëruar dhe nën kujdesin e mësuese Mehrije Shala morën pjesë dhe u argëtuan me lojëra të ndryshme, me festimet si dhe drekuan së bashku me ushqimet e servirura plot shije dhe mirësi.
Disa prejt tyre sipas prindërve zunë dhe shok dhe shoqe të reja dhe të gjithë prindërit dhe nxënësit u shprehën shumë të kënaqur me këtë ditë tejet argëtuese. Ata falënderuan në vecanti themeluesin dhe Drejtorin e Shkollave Shqipe z. Qemal Zylo i cili i ftoi të venin në këtë ditë shumë argëtuese që vazhdimisht familjarisht po punojnë me dekada pa u ndalur në këtë mision Kombëtar.
Në këtë aktivitet ishin disa politikanëtë të lartë si Senatorja e shtetit të Nju Jorkut zonja Nathalia Fernandez, këshilltarja e Bashkisë së Nju Jorkut, znj. Marjorie Velázquez etj.
U preka pamasë kur Senatorja Fernandez pa nxënësen e shkollës Eliona Shala me bluzën e Alba Life dhe e ftoi të bënin shqiponjën dykrenore bashkë. Per Elionën e cila sa festoi ditëlindjen e tetë do të mbetet një kujtim i paharruar. Sigurisht i shpreha mirënjohjen time Elionës dhe i thashë se këto mundësi të bukura t’i krijon Shkolla Shqipe “Alba Life” për të cilën duhet t’i jemi mirënjohës të gjthë përgjithmonë.
Zonja Marjorie Velázquez, Këshilltare u shpreh se asgjë nuk e kalon më shumë kohën cilësore me familjen dhe miqtë! Kalova një pasdite të mrekullueshme në Diten e Familjes, te kompletuar me aktivitete argëtuese, ushqim të mrekullueshëm, muzikë dhe shumë dashuri.
Si një mësuese e Alba Life në Bronx dhe si prind pranë kësaj shkolle shpreh bindjen e thellë se kur ne bëhemi bashkë si në familjen e madhe në Shkollën Alba Life i falim më shumë dashuri të pastër njeri tjetrit dhe mësojmë duke u argëtuar si në këtë ditë vjetore familjare të organizuar nga Ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut Z. John Zaccaro Jr.

17 Qershor, 2023
Bronx, New York