Shpërthen rafineria e naftës në Rumani
Një shpërthim i madh ka ndodhur pak më parë në një rafineri nafte të kompanisë Petromidia, e cila ndodhet në provincën e Konstancës në Rumani.
Si pasojë e shpërthimit është shkaktuar një zjarr i madh, ndërsa raportohet për të lënduar.
Shërbimet e urgjencës u mobilizuan shpejt për të shuar zjarrin dhe për të minimizuar ndikimin si në rafineri ashtu edhe në mjedis. E mira sipas autoriteteve është se era po e drejton tymin drejt Detit të Zi dhe për pasojë nuk rrezikohet asnjë zonë banimi.
Autoritetet siguruan publikun se po merren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve lokalë dhe mjedisin. Procedurat e evakuimit, nëse gjykohet e nevojshme, do të zbatohen menjëherë për të garantuar mirëqenien e atyre në zonë.