Zhduket nëndetësja me turistë që po vizitonin rrënojat e Titanikut
Duket se historia po përsëritet kur bëhet fjalë për Titanic!
Ekipe të shumta shpëtimi janë duke kërkuar në Oqeanin Atlantik pas zhdukjes së papritur të një nëndetëseje turistike që po transportonte njerëz për të parë rrënojat e Titanikut.
Nëndetësja u vonua rreth orës 21:13 të së dielës. Një anije e rojes bregdetare kanadeze dhe një avion ushtarak po ndihmojnë për të kërkuar, të cilat drejtohen nga Roja Bregdetare e SHBA-së në Boston.
OceanGate Expeditions, që realizon ekspedita për të parë rrënojat e Titanikut, konfirmoi kërkimin për zhytësin me pesë persona. David Concannon, një këshilltar i kompanisë, tha se Oceangate humbi kontaktin me nëndetësen të dielën në mëngjes. Nëndetësja kishte 96 orë furnizim me oksigjen.
Rrënojat e Titanikut ndodhen 3,800 metra poshtë në fund të Atlantikut. Anija u fundos në prill 1912 pasi goditi një ajsberg. Nga 2,200 njerëz në bord, vetëm 706 mbijetuan.
Vitet e fundit, zhytës të shumtë kanë filluar të marrin turistë për të vizituar mbetjet e anijes. Kompania Oceangate kërkon €250,000 për pasagjer.