Humbi jetën i riu nga fshati Goshincë i Likovës
Një 37-vjeçar ka ndërruar jetë në komunën e Likovës pasi një dru ka rënë mbi të, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se i ndjeri humbi jetën pasi druri që po e prisnin bashkë me një person tjetër, ra mbi trupin e tij.
“Më datë 18.06.2023 në ora 14:05 në SPB-Kumanovë është raportuar se në Qendrën Emergjente është sjellë i vdekur H.Z.(37) nga fshati Goshincë, Komuna e Likovës dhe i lënduari V.M.(26) nga fshati Llopat i Kumanovës. Pas masave të marra, bisedës me të dëmtuarin dhe kontrollit, është konstatuar se gjatë prerjes së një peme në fshatin Goshincë, mbi ta ka rënë një pemë, dhe V.M. ka mbetur i plagosur, ndërsa H.Z. ka ndërruar jetë”, thonë nga MPB./tv21.tv