Rajon - Botë

Arrestohet shtetasi serb që i mori bizhuteri dhe para shtetasit turk, në një lokal të Tetovës

Policia ka arritur që të arrestojë shtetasin serb me iniciale A.A., 30 vjeç, i cili paraprakisht kishte marrë para, stoli dhe gjëra personale nga shtetasi turk S.S. 39 vjeç, në një lokal në Tetovë.
Siç informon policia, arrestimi është bërë në pikën kufitare “Jazhincë”, ndërsa dyshohet se gjërat e konfiskuara kanë prejardhje nga një vepër penale.

“Me datë 17.06.2023, në ora 18.15 në vendkalimin kufitar “Jazhincë” nga ana e zyrtarëve policorë A.A.(30) nga Republika e Serbisë është privuar nga liria pasi sipas raportit rreth orës 07.30 në një lokal në Tetovë ka marrë para, bizhuteri dhe sendet personale të S.S.(39) nga Republika e Turqisë, të cilin e kanë njohur që më parë dhe i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Personit i janë gjetur gjërat, të cilat dyshohet se janë objekt i veprës penale”, thonë nga MPB.