Kolumna

22 vite nga vrasja e akademikut Fehmi Aganit, një ndër kokat më të ndritura të shekullit

Ruzhdi Peçani

Akademik prof.Dr. Fehmi Aganit,njëri ndër fytyrat më markante të historiografisë së re të Kosovës,përsonaliteti dhe emri tij qëndron i lidhur ngusht me periudhat më të rënda që ka përjetuar Kosova. Ripushtimet dhe coptimin e tokave shqiptare nga sllavet dhe të tjerët në luftërat ballkanike, prof.Agani i shihte si një prej burimeve kryesore për tragjeditë, shkatërrimet, agresionet gjenocidale të ricikluara në Kosovë dhe në viset shqiptare të ish-Jugosllavisë.

I formuar në traditën e atdhetarisë dhe humanizmit, profesor Agani ishte i prerë në kërkimin e hapësirave të reja për të drejtën kombëtare të shqiptarëve. Dhe, konsideronte se për të arritur deri aty, kërkohen përgatitje,mund dhe sakrificë dhe një bashkim kombëtar.

Prof. Agani ishte ideatori kryesor në hartimin e të gjitha dokumenteve me rëndësi për lëvizjen politike në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta, në veçanti në hartimin e atyre dokumenteve që mbanin peshë dhe vlerë ndërkombëtare.

Profesori,i cili mendonte se zgjidhja e çështjes së Kosovës paraqet vetëm një pjesë të zgjidhjes së çështjes madhore të pazgjidhur shqiptare, të cilën ai e shifte si një vazhdimësi historike të përpjekjeve të kauzës kombtare, si një tërësi e ndërlidhur edhe me çështje të tjera në Ballkan.

Profesor Agani ishte ndër ata që e krijuan një sistem politik të shqiptarëve të Kosovës, sistem i cili duhej t‘i kundërvihej zhdukjes kolektive të popullit tonë. Para luftës u mundua shumë për arsimin kosovar, ndërsa gjatë luftës derisa ishte gjallë ishte një faktor shumë unifikues. Ishte ideator i shumë marrëveshjeve, bashkues i faktorit të veprimit politik dhe ushtarak shqiptar.

Njëri ndër njerëzit kyç në marrëveshjen e Rambujes dhe njëri ndër personat më të besuar të presidentit Rugova.Në LDK,si nënkryetar, vlerësohej si ideologu Lëvizjes.

Një sekuencë nga kujtimet. Nga një rrugëtim që kisha me prof. Aganin, viti 1999,ndaluam në një vend. I drejtohem: Profesor,mund t’ua shtroj një pyetje,përgjigja të mbetet mes nesh.Si janë rrethanat për ne profesor? Në një moment ngriti kokën lartë dhe ngadal lëshon shiqimin,duke më shiquar në sytë “Ruzhdi,dashtë Zoti që çështja e Kosovës të jetë në sferën gjeopolitike të SHBA dhe t’ia dalim,përndryshe do e kemi vështirë,shumë vështirë! Po,duhët të besojmë në të parën. Duhet vazhduar të punojmë shumë Ruzhdi,do ia dalim!”

Këto vlera, që e karakterizonin Dr.Fehmi Aganin, ishin motivet për vrasjen e tij nga regjimi fashist. Regjim i cili synonte të zhdukte çdo gjë shqiptare në Kosovë.
Prof. Fehmi Agani u vra tash 22 vjet më pare,më 6 maj 1999. Një gjë mbetet enigmë, si ndodhi që askush nga faktori i jashtëm dhe i mbrendshëm nuk bënë asgjë për të sqaruar rrethanat e vrasjes së tij dhe vrasësit të dënohen?

Pyetje, që ndoshta historia do ta sqaroj: Po si nuk ishte ndërmarr asgjë,për sigurinë e tij, të parandalohej nga faktori ndërkombtar, po dhe ai shqiptarë, vrasja e profesorit?

Si ishte e mundur që një përsonalitet me vlera kombëtare nuk ishte marrë në përkujdesje,për largimin e tij nga Kosova?

Prof. Agani për një decenie të tërë ishte njeriu më aktiv në lëvizjen tonë për liri dhe pavarësi. Në këtë 22 vjetor të vrasjes së tij ndjejmë dhembje për humbjen e tij fizike , por edhe me pietet të lartë dhe krenari të madhe kujtojmë dhe nderojmë sot prof.Dr.Fehmi Agani.

Kujtojmë profesorin,akademikun dhe atdhetarin e madh të çështjes sonë kombëtare.

Me humbjen e prof Aganit populli shqiptar mbeti pa njërin ndër kokat më të mençura dhe të ndritura të shekullit!