Arrestohen dy persona në Shutkë, me armë zjarri janë futur në oborrin e një familje dhe i kanë kërcënuar
MPB ka njoftuar se ka arrestuar dy qytetarë të Shkupit gjatë orës policore, pasi janë futur në oborrin e një familje në Shutkë, duke i kërcënuar anëtarët e familjes.
Sic thonë nga policia ngjarja ka ndodhur në rrugën “Brigada maqedonase-kosovare” ku janw arrestuar 34 vjeçari S.H. dhe 32 vjeçari S.N. për shkak dyshimeve që në oborrin e 46 vjeçarit Sh.M. me armë zjarri kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij.
Raportohet që me dy të arrestuarit që e kërcënuan familjen në rrugën “Brigada maeqonase-kosovare”, dyshohet se pjesëmarrës gjatë kërcënimit ka qenë edhe A.Sh dhe një person tjetër.