Blinken: Nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore
Rusia ka vendosur tashmë një grup të parë të armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, thotë Vladimir Putin.
Presidenti rus tha në një forum se ato do të përdoren vetëm nëse do të kërcënohet territori i Rusisë.
Qeveria amerikane thotë se nuk ka asnjë indikacion se Kremlini planifikon të përdorë armë bërthamore për të sulmuar Ukrainën.
“Ne nuk shohim asnjë indikacion se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pas komenteve të Putinit.
Bjellorusia është një aleat kryesor rus dhe shërbeu si një pikënisje për pushtimin e plotë të Ukrainës nga Putini në shkurt të vitit të kaluar.
Putin tha se transferimi i kokave bërthamore taktike do të përfundojë deri në fund të verës.