Maqedoni

Prej sonte kafe do të pihet deri 22:30h! Kafenetë do të instalojnë filtra për pastrimin e ajrit

“Prej sot ora policore do të filloj prej orës 23 dhe do të zgjas deri në ora 5 të mëngjesit. Objektet hotilerike do të jenë të hapura deri në ora 22:30. Qytetarët kafenenë mund ta pinë vetëm në veranda me katër persona në një tavolinë”.

Vendimi për shkurtimin për orës policore nuk është aspak politik, por është marrë për shkak të përmirësimit të gjendjes epidemiologjike në vend, thotë ministri i shëndetësisë Filipçe.

“Gjatë ditëve në vijim ose në javën e ardhshme nëse vazhdojmë të kemi rënie të infektuarve të ri, do të ketë edhe zbutje shtesë të masave restriktive”, tha Venko Filipçe, ministri i Shëndetësisë.

Ndërkohë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi para disa ditëve në Click Plus paralajmëroi se nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave.

Nga ana tjetër kryetari Odës së Pavarur të Hotelierëve, Zdravko Josifovski, thotë se restorantet për dasma dhe kafenetë brenda objekteve do të instalojnë filtra për pastrimin e ajrit. Sipas tij filtrat do të pastrojnë ajrin gjegjësisht virusin korona.

“Deri te Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të kërkojmë që kafenetë të cilët në brendësi të objekteve të tyre kanë pastrues të ajrit të mund të punojnë edhe ato, për shkak se filtrat për pastrimin e ajrit njëkohësisht pastrojnë edhe virusi Covid-19. Këto kërkesa do të propozohen për restorante të cilat organizojnë dasma por mund të aplikohen edhe për objektet e tjera hotelerike të cilat kanë certifikatë për ambient të sigurt dhe të pastër”, deklaroi Zdravko Josifovski, kryetar i Odës së Pavarur dhe Hotelierëve.

Ndryshe, me zbutjen e masave, gjegjësisht me shkurtimin e orës policore, nga sonte besimtarët mysliman do të mund në xhami të falin namazin e taravisë.