September 19, 2024
Maqedoni

Bocevski: Që ditën e parë dukej se nuk kishte marrëveshje mes Kovaçevskit dhe Mickoskit

Ivica Bocevski, ish zv/kryeministër për eurointegrime në emisionin “Intervistë në SHENJA” tha se ishte e qartë që nga dita e parë e takimit ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski, se nuk ka marrëveshje. Ai tha se ka logjik kërkesa e VMRO-së, që ndryshimet kushtetuese të zbatohen në momentin kur vendi të integrohet në BE-së për shkak se kështu pengohet Bullgaria të paraqes kërkesa të reja.

Ivica Bocevski, ish zv/kryeministër

“Nga njëra palë kishte në tavolinë dy propozime të cilat po shihen se nuk janë pranuar. Njëri propozim ishte me zbatim të vonuar, pra ndryshimet të hynë në fuqi më vonë. Pse kjo kështu, ka logjikë, me qëllim që të pengohet të ketë kërkesa të reja”

Bocevski duke folur për Raportin e ri të Komisionit Evropian, tha se do të jetë shumë i rëndë për tu lexuar, për shkak marrëveshjes me kompaninë Bechtel dhe Enka për korridorin 8.

Ai tha se orari i punës në Maqedoni është i koordinuar me atë të BE-së, pra 40 dhe 8 orë shtesë, ndërsa tani, kjo është hequr me ligj special i cili tha ai për ironi është miratuar me flamur evropian.

“Kësaj jo që i vjen era korrupsion, s’di si ta them”, u shpreh Bocevski.

Lidhur me reagimet për korridorin 8, Bocevski tha se një pjesë është për shkak deklaratës së Ali Ahmetit se po lidhet unaza nacionale “Tirana, Tetova dhe Prishtina”.