Rajon - Botë

Vuçiç zbardh takimin me ambasadorët e QUINT: I kërkova të ndalojnë luftën e Kurtit në Ballkan

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka zbardhur bisedën me ambasadorët e QUINT-it rreth tensioneve në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në “Instagram” ai ka shkruar se i ka kërkuar atyre të pengojnë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, që të nisë një tjetër luftë në Ballkan.

“Kam folur me përfaqësues të BE-së dhe të Quintit. U kërkova që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të penguar Kurtin të nisë një luftë tjetër në Ballkan.”– shkruan Vuçiç.