Shqipëri

Reagon Rama, nuk dënon direkt rrëmbimin e tre policëve kosovar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas rrëmbimit të tre policëve nga forcat serbe.

Sipas Kreut të Qeverisë shqiptare, “ata që thonë se po heshtim, s’duan t’ia dinë as për Kosovën dhe as për Shqipërinë, por vetëm për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”.

Postimi i Edi Ramës në rrjetin Twitter:

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë.

Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!”, shkruan Rama në Twitter.