Rusia ndalon zyrtarisht operacionet e ndryshimit të gjinisë
Duma e Shtetit (dhoma e ulët) e parlamentit rus miratoi sot në lexim të parë një ligj që ndalon operacionin e ndryshimit të gjinisë.
Të vetmet operacione që do të lejohen do të jenë ato që lidhen me trajtimin e defekteve të lindjes tek fëmijët, siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve TASS.