Kosovë

Abdixhiku për kidnapimin e policëve nga Serbia: Kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga Kryeministri dhe vartësi i tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Abdixhiku me këtë rast ka kërkuar përgjegjësi politike institucionale nga Kryemnistri dhe vartësi i tij.

Ai ka thënë se për lirimin e policëve duhet të bashkërendohemi me aleantët dhe se kjo gjë sipas tij nuk ka alternativë.

Postimi i plotë:
Të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri.

Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar.

Kosova nuk e meriton një ditë të tillë.

Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga Kryeministri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri.