Zjarrfikësit ankohen për mungesë të kuadrit “rreziqet nga zjarret, të pashmangshme”
Sezoni i rreziqeve nga zjarret është shumë afër dhe kjo ka bërë që brigadat e zjarrfikësve të fillojmë me aktivitete për vetëdijesim të qytetarëve, meqë si shkaktar kryesor i zjarreve në sipërfaqet malore është faktori njeri. Megjithatë edhe kjo verë vendin e gjen pa numër të mjaftueshëm të zjarrfikësve, një sfidë që po bartet nga vitit në vit.
“Maqedonia nuk ka numër të mjaftueshëm zjarrfikësish dhe këtë e tregojnë të gjitha statistikat. Edhe përbërja profesionale në të cilën janë kyçur zjarrfikësit, pra në brigadat profesionale nëpër qytete, por edhe nëpër shoqatat vullnetare ende kanë sfida me anëtarësinë. Duhet të investohet në trajnimet e zjarrfikësve vullnetarë, por edhe në pajisjet që u nevojiten,” tha Zoran Koçoski-Kryetar i Lidhjes së Zjarrfikësve.
Në rrethana të tilla, zjarrfikësit vullnetarë luajnë rol të rëndësishëm kur zona të caktuara në vend përfshihen nga zjarret. Mirëpo edhe zjarrfikësit vullnetarë përballen me shumë sfida, siç është mungesa e pajisjeve.
“Si zjarrfikës vullnetarë, si anëtarë numri është i madh, mirëpo aktiv numri është i vogël. Numër i vogël i zjarrfikësve profesionalë. Prej 7 deri në 9 një ekip. 07:45 Mund të bëhemi deri në 15 apo 20 kur ka nevojë për fikjen e zjarreve në male. 07:55 Pjesa e pajisjeve është problem. Jemi munduar të sigurojmë diçka nga donacionet dhe presim donacione nga disa shtete,” deklaroi Artan Demiri- Shoqata e vullnetare e zjarrfikësve “ Bajram Shabani”.
Aktivitete për rritjen e vetëdijes tek qytetarët në të ardhmen do të ketë edhe në pikat turistike në kryeqytet dhe periferi.
“Ky është fillim i fushatës për periudhën e verës. Do të përgatiten edhe tre fushata të ndryshme me zjarrfikësit komunal të aerodromit, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Butel, Çair, Gazi Babë, Sopishtë, Petrovec dhe Ilinden. Do të përfshihen territoret të qytetit të Shkupit që njihen si zona turistike, Katllanova, Çuçer Sandeva, Matka, Saraji, Vodno, Kozjak,” – Kryetar i Lidhjes së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.
Në fushatën e sotme ishin të përfshirë edhe nxënësit të cilët u ndanin qytetarëve të kryeqytetit fletushka me udhëzime se si duhet të veprohet për shmangien e zjarreve.
“Në rast se diku pranë tyre ka zjarr, të dinë se sit ë veprojnë. Duhet të shpërndajmë fletushka ku shkruan se çfarë duhet të bëjnë, sit ë shpëtojnë, se nuk duhet të hedhin mbeturina. Në temperature të larta nëse diku ka zjarr të mos bëjnë panik dhe të thërrasin person që mund të ndihmojë,” u shpreh Eva Georgievska, nxënëse.