Berin Muhamed nga shkolla “Zef Lush Marku” fitoi garën, zgjedhet kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme
Berin Muhamed, nxënësi vitit të dytë në gjimnazin “Zef Lush Marku”, është kryetari i ri i Unionit të Nxënësve të Maqedonisë së Veriut.
Ai u zgjodh sot në Kongresin e Tretë të Unionit, ndërsa kundërkadidat kishte Iva Tërpevskën, nxënëse e shkollës së mesme “Mirko Mievski” në Kërçovë.
“Dëshiroj të përkrah punën e rinisë, e dyta, do të jenë librat për shkak se nuk kemi mjaftueshëm libra në shkollat, disa mungojnë, disa janë të vjetra”, tha Muhamed.
Muhamed do të ketë mandat dy vjeçar, ndërsa pas përzgjedhjes ka deklaruar se do të punojë për avancuar punën e bërë nga ana e kryetarit të deritanishëm Luka Paviqeviq dhe liderëve tjerë që kanë qenë më herët.
Ai ka vlerësuar se është ide e mirë që disa të jenë të shtypura disa në forma elektronike