Prej ku gjithë kjo zemërgjerësi e politikanëve shqiptarë në prolongimin e realizimit të kërkesave shqiptare këto tri dekada?
Shkruan: Etem Xheladini
Sa duket nuk po e dinë pushtetarët tanë shqipëfolës se me kënd po e ndajnë pushtetin, duke u bërë shumë zemërgjërë, ku çdo kërkesë në interes të shqiptarëve që duhet zgjidhur, për tri dekada të pluralizmit e arsyetojnë se nuk janë pjekur kushtet, të presim ditë më të mira.
Sikur harrojnë se këta fëmijë maqedonas, që sot janë në politikëbërjen e pushtetit maqedonas, në Ilirid-Maqedonin e Veriut, të edukuar dhe indoktrinuar me urrejtje ndaj shqiptarëve, dikur ishin nxënës të shkollave të mesme si në Kumanovë që luftonin hapjen e shkollave të mesme me mësimë në gjuhën shqipe 1991), të mbyllura me dhunë nga pushteti i kohës më 1987/88, si dhe studentë të Universitetit të Kirilit e Metodit të Shkup, që poasht protestonin për hapjen e fakulteteve që egzistonin para mbylljes së tyre, po më vitin 1987/88 në këte Univirsitet (mjerishtë kishte në mesin e tyre edhe disa shqipfolës) të manipuluar nga partit e tyre OBRM-PDUKM (VMRO), SDSM dhe shërbimi sekret serbe, pa kurfar turpi asajë kohe çirreshin në qendrën e Kumanovës, Shkupit dhe qyteteve të tjera kundër arsimit shqip si atij të mesëm, po edhe atij të lartë, e më vonë edhe kundër Universitetit të Tetovës (1997).
Nga këto protestues të indoktrinuar skajshmërisht si nacionalistë, shovenist, që tani u bënë deputetë e ministra, ku me ju po ndajnë pushtetin, dhe përsëri po çartën e çirren kundër arsimit shqip, e çdo kërkese të shqiptarëve, dhe gjuhës shqipe, si më parë e vazhdojnë deri më sot të mbështetur nga udhëheqësit e tyre proserbë dhe prorusë, me programin mashtrues të partive të tyre nacionalshoviniste me të kaluar kriminale dhe terroriste (nga viti 1945 /1981/1990/ ti kundërvihen.
Tani lirshëm mund tu shtrohet pyetja politikëbërsve shqipëfolës që na përfaqësuan këto tri dekada se
KUJT I BESUAN DHE PËR ÇFARË QËLLIMI E IDEALI PUNUAN, E PUNOJNË POLITIKANËT TANË SHQIPTAR ANALFABETË NË KOALICIONE ME TA, GJATË KËTYRE TRI DEKADAVE, E POSAÇËRISHT PAS LUTËS SË 2001, TË ANASHKALOHEN KËRKESAT E SHQIPTARËVE NË REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË TYRE TË GARANTUAR EDHE ME KUSHTETUTË JANË MË SHUMË SE TRADHËTI ?