Diaspora

Shqiptari nga Llojani i Kumanovës shqyen flamurin serb në mes të Zvicrës (Video)

Jashar Arifi nga fshati Llojan i Likovës/ Kumanovës ka shqyer flamurin serb në mes të Zvicrës, respektivisht në qytetin e Lozanës.

“Ai është vetëm 21 vjeçar, por ndjenat për vendlindje dhe komb i ka të theksuara sikur të ketë lindur në vendlindje, rrëfejnë shokët e Jasharit për Lideri.mk.

Konsiderohet se rasti vjen si pasojë e tensioneve në Veri të Kosovës dhe provokimeve serbe atje. Video është shpërndarë në rrjetet sociale në grupe shqiptare si në diasporë poashtu në vendlindje./ Lideri

Videon mund ta përcillni në këtë Link: https://fb.watch/l5AHfSzVNP/