Maqedoni

Ka ndërruar jetë kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski

Pas një sëmundjeje të pashërueshme që vuante prej një kohe shumë të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

“Kolegët, bashkëpunëtorët dhe punëtorët do ta kujtojnë si një luftëtar të madh për të drejtat e punës që la gjurmë të thella në lëvizjen sindikale dhe punëtore të Maqedonisë. Në emër të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij, shprehen nga LSM.
Varrimi i të ndjerit Dimovski do të bëhet nesër në orën 13:00. Miq, kolegë, punëtorë dhe qytetarë do të mund të përshëndeten për herë të fundit dhe të shprehin ngushëllimet e tyre prej orës 12:00 në kapelën e varrezave të qytetit të Butelit.