Rajon - Botë

Japonia goditet nga një tërmet me magnitudë 6.2 rihter

Një tërmet me magnitudë 6.2 rihter e ka goditur sot shtetin e Japonisë.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë tërmeti ishte me thellësi prej 140 kilometra.
Tërmeti ndodhi në pjesën veriore në Hokkaido.

Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e qytetit Urakawa, tha agjencia, duke shtuar se ndonjë paralajmërim për cunami nuk ishte lëshuar, shkruan JapanTimes.