Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami
Lionel Messi mendohet se ka refuzuar një miliardë e 200 milionë euro nga Al Hilal për dy vite.
Argjentinasi ishte i kërkuar edhe nga Barcelona, MLS e kërkonte prej kohësh, por dukej se nuk do t’i rezistonte dot thirrjes së miliardave saudite dhe se do t’i bashkohej Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas në Lindjen e Mesme.
Por në fund të historisë, Messi sërish e pranoi ofertën nga klubi i David Beckham.
Edhe pse nuk dihet ende paga e tij e saktë, mediat amerikane shkruajnë se argjentinasi do të fitojë 54 milionë dollarë në sezon, gjë që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në ligë.
Paga e Messit nuk përfshihet në “kapakun e pagave”, pasi ai është një nga tre “lojtarët e emëruar” të Interit që në thelb nuk kanë një kufi rroge.
Deri më tani, titullin e lojtarit më të paguar e mbante Lorenzo Insigne, të cilin Toronto e paguan 14 milionë dollarë në vit.
Pas tij ishte Xherdan Shaqiri në listën e më të paguarve.