Maqedoni

“Kushtetuta”, takim Kovaçevski-Lloga

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka ftuar një drekë jo formale me grupin e punës të cilët hartuan ndryshimet kushtetuese. Në takim morën pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Në rrethana jo zyrtare mësohet se në takimin jo formal u diskutua mbi draft-amendamentet e dorëzuara në Qeveri, para se organi ekzekutiv t’i shqyrtojë dhe dorëzojë në Kuvend. Shërbimet e Qeverisë në rrethana jo zyrtare na thanë se sot nuk është paraparë mbledhje e Qeverisë, ndërsa nisma mund të merr dritën jeshile javën e ardhshme, përkatësisht në mbledhjen e së martës.