Maqedoni

Nuk ka aktakuzë ndaj Arafat Muaremit, Prokuroria nuk ka gjetur prova për vepër penale

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar se nuk ka bazë në kallëzimet penale kundër ish drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi dhe një të punësuari tjetër në këtë institucion, të ngritura në rrugë anonime mbi dyshimet për mosveprim në kallëzime anonime.

“Nga ekspertiza e dorëzuar dhe analiza e përmbajtjes së pajisjeve kompjuterike të konfiskuara, është konstatuar se dokumentet dhe të dhënat kompjuterike nuk kanë asnjë lidhje me subjektin konkret. Nuk kishte dyshim të arsyeshëm se i pandehuri, duke përdorur ndikimin e tij real ose të supozuar, pozitën dhe reputacionin e tij zyrtar ose shoqëror, ka kërkuar, ndërhyrë, inkurajuar ose ka ndikuar në ndonjë mënyrë tjetër në kryerjen e një veprimi zyrtar që nuk është dashur të kryhet ose të mos kryhet veprim zyrtar që është dashur të kryhet dhe për ndërmjetësimin të ketë marrë shpërblim apo përfitim tjetër”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.